17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Qollaku për raportet Kosovë-Kroaci: Shqiptarët janë vëllezër nga arma e jo gjaku

Rekomandime

Esat Qollaku, kryetar i shoqatës Unioni i Shqiptarëve, i cili ka dhënë kontribut në luftën atdhetare të Kroacisë, ka thënë Kosova dhe Kroacia kanë raporte të veçanta.

“Shqiptarët apo arbëreshët qysh nga 330 vjet pikërisht janë vendosur themelet e bashkëpunimit mes dy popujve – populli jonë edhe në kohët e vështira të sistemit të Jugosllavisë apo të Federatës Jugosllavve, ka gjetur një atdhe të dytë ku edhe jemi shkolluar dhe frymëzuar nga profesorët kroatë. Gjatë viteve 60 – 70 – 80 dhe 90, shtëpia e shumë profesorëve edhe vetë qeveria e Kosovës me studentë nga Zagrebi e kanë bërë bërthamën e themelit në Kosovë. Më vonë në 99 ose 2008 kur Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj, një nga shtetet që e ka njohur Kosovën është Kroacia. Ata nuk e ka marrë atë hap për arsye të veta gjeopolitike, sepse nuk ka ndonjë strategji politike pasi nuk jemi shtet i cili e ndajmë kufirin e përbashkët, por e ka bërë sepse shqiptarët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit të Kroacisë ne 91-ën”.

- Advertisement -

Qollaku në Info Magazine ka thënë gjatë gjithë vitit, shqiptarët biznesmenë i punësojnë mbi 70 mijë njerëz në shtetin kroat.

“Duke marrë parasysh që përmbi 3000 shqiptarë kanë marrë pjesë në luftërat në Kroaci dhe një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë dhënë. Gjatë gjithë vitit, shqiptarët biznesmenë i punësojnë mbi 70 mijë njerëz në shtetin kroat”.

Ai ka thënë që Kroacia gjithmonë është treguar si një vëlla i madh për ne në ndihmën e asaj për shtetbërjen e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Kur ish presidentja kroate mori fjalën në kuvendin e Shqipërisë tha një fjalë që “shqiptarët janë vëllezër nga arma e jo gjaku”. Kjo do të thotë që shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh dhe këtë borxh ndoshta e kanë ndjerë politikanët në Kroaci, si obligim që Kosovës t’ia kthejnë që të lobojnë për ne dhe të bashkëpunojmë në interesa të ndryshme për Kosovën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit