8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti për televizionin portugez: Armatimi që Rusia ia jep Serbisë nuk është për parada, por për Iuftëra

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP. Mes tjerash, kryeministri Kurti ka folur edhe për nevojën që Kosova t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

Bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë, sipas Kurtit duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, ka thënë ai, nuk është për parada, por për Iuftëra.

- Advertisement -

Ai ka thënë se sa më parë që të avancojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kurti ka sjell në vëmendje bashkëpunimin e ngushtë ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë.

“Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë Iuftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për Iuftëra”, ka theksuar Kurti.

- Advertisement -

Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, kryeministri Kurti, përmes televizionit portugez, ka kërkuar ndihmën e Portugalisë për të arritur te njohja e Spanjës. Ai ka kërkuar fillimisht njohjen e pasaportave dhe hapjen e zyrës ndërlidhëse spanjolle në Prishtinë.

Madridi nuk është Beograd dhe Spanja nuk është Serbia, ka thënë Kurti, përderisa ka folur për ngjashmëritë që mund t’i gjej shteti spanjoll në rastin e Kosovës me Kataluninë apo shtetet baske.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit