4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti: Po të mos ishte policia, do të digjeshin edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me gjendjen në veri të Kosovës u shpreh se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të digjeshin po të mos ishte prezente policia e Kosovës me njësitë speciale. Kurti tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës.Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha ai.

- Advertisement -

Kurti tutje u shpreh se Serbia me avionë luftarak rus po provon të nxis konflikt rajonal.

“Serbia po sjell afër kufirit helikopterë dhe avionë luftarak rusë, Serbia po provon të nxis konflikt rajonal. Pengesat dhe bllokadat përfshirë veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta. Vendimi për targat nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ky vendim është masë e barabartë që shteti serb aplikon për qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët në veri pa dallime etnike të respektojnë ligjet dhe të mos ndikohen nga ata që nxisin dhunë. Mbi 9 mijë targa të përkohshme janë dhënë deri më tani, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. ”, tha Kurti.

Ai tha poashtu se morali i policisë së Kosovë asnjëherë s’ka qenë më i lartë.

- Advertisement -

“Kurrë s’ka qenë më i lartë morali i Policisë së Kosovës, unë u falenderohem atyre për punën dhe angazhimin që po bëjnë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit