8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E rëndë: Shkrumbohet fabrika e grave të Krushës

Rekomandime

Është djegur fabrika e përpunimit të specave të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumi Graishta, i cili ka thënë se sipas vlerësimeve të para dëmet janë të mëdha.

“Po është djegur. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Dëmet janë të mëdha, pjesa e prodhimit dyshohet se është djegur krejt prej zjarrit. Sipas vlerësimit fillestar kazanët apo aparaturat e përpunimit kanë marrë temperaturë më shumë se lejohet”, ka thënë Graishta për Reporteri.net.

Portali ynë ka kontaktuar edhe znj. Fahrije Hoti, në telefonin e së cilës është përgjigjur një djalë i cili ka thënë se nuk është i autorizuar të flasë dhe se Fahrija është e zënë.

- Advertisement -

Kujtojmë se para dy ditësh këtë fabrikë e vizitoi kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me ç’rast u zotua se do të përkrahë gratë e Krushës.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të shohësh fuqinë e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, duke u faktorizuar si vlerë e shtuar e ekonomisë së vendit. Kombinati “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi. Ne, zotohemi se do të përkrahim edhe në të ardhmen, gratë e guximshme të Krushës së Madhe dhe tërë Kosovës, në projektet e tyre të reja sipërmarrëse. Koncepti 100% shtet mbështetet tek njerëzit e vendosur që nuk zmbrapsen para sfidave”, kishte shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit