2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kurti pyetet në Turqi nëse Escobari po e shantazhon – ja si përgjigjet

Rekomandime

Kryeminsitri Albin Kurti dje ka qëndruar në Turqi, ku në ish-kryeqytetin perandorak, pra në Stamboll, takoi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. E pas takimit, ai ka dhënë një intervistë mbi 20-minutëshe për televizionin publik turk “TRT”, në gjuhën angleze. Si gjithmonë, ai ka folur për shumë çështje, përfshirë marrëdhëniet jonormale të Kosovës me Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në intervistën për emisionin “Across Balkans”, Kurti tha se para ardhjes së tij në Qeverinë e Kosovës, ka pasur negociata për një dekadë, gjatë sëcilës kohë janë arritur 33 marrëveshje, përfshirë atë Asociacionin. I pyetur për insistimin e ShBA-së dhe BE-së, për formimin e Asociacionit, Kurti deklaroi se nuk mund të ketë një asociacion monoetnik.

- Advertisement -

“Është e verëtetë, Beogradi është duke insistuar parasëgjithash (në Asociacion v.j.). Unë kam thënë se çfarë lloji i Asociacionit të komunave në Kosovë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Po ashtu nuk mund të kemi një asociacion etnik, sepse do të ishte kundër kundër frymës dhe germave të Kushtetutës. Asociacionet një etnike nuk janë të pranueshme” – tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit ngriti edhe një paralele rreth kërkesës së Serbisë për asociacion njëetnik në Kosovë, duke thënë që së pari të themelojë një të tillë në Serbi.

- Advertisement -

“Unë besoj që nëse Serbia dëshiron asociacion të komunave në Kosovë të bazuar në etni, ata së pari duhet të mendojnë të bëjnë atë në shtëpi, sepse ka shumë më shumë minoritete në lloje dhe numër në Serbi se në Kosovë” – vazhdoi Kurti.

Por Kurti nuk ishte kaq i drejtpërdrejt, kur u pyet nëse ShBA-ja po e shantazhon. Në fakt, moderatorja ia përmendi deklaratën e djeshme të të dërguarit amerikan, Gabriel Escobarit, i cili tha se Asociacioni nuk mund të shmanget dhe se kjo marrëveshje s’është mes Kurtit dhe Serbisë, por Kosvës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Kurti tha se Escobari është aktiv dhe shumë i përfshirë në dialog, duke thënë se e mirëpret një gjë të tillë.

“Qartësisht, Escobar është aktiv dhe shumë i përfshirë dhe unë e mirëpres atë. E kam takuar disa herë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë. Çfarë unë jam duke i theksuar si principe dhe kushte për çfarëdo asociacioni, nuk janë qëndrimet e mia arbitrare ose mendime personale. Vullneti i popullit në Kosovë, Kushtetuta dhe ligjshmëria janë ato që më shtynë të them që së pari kemi nevojë për njohje reciproke dhe vetëm atëherë çfarëdo lloji të Asociaiconit” – vazhdoi Kurti.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serboisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget.” – tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit