12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Jashari: Kam kërkuar që pensioni i veteranit të jetë 500 euro

Rekomandime

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, thotë se respektojnë qëndrimet e shprehura mbrëmë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në raport me veteranët dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mbrëmë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me pensionet e veteranëve.

- Advertisement -

Jashari në RTV Dukagjini thotë se respektojnë Ramush Haradinajn për sakrificën e tij dhe të familjes në Iuftë.

“Mendoj se kjo është një qasje e gabuar e kryeministrit Kurti. Qeveria është e obliguar të zbatojë ligjet e Kuvendit për veteranët. Albin Kurti duhet të lexojë dhe zbatojë ligjin”, tha Jashari.

“Sa i përket benificioneve të veteranëve, ligji e thotë qartë se ato nuk mund të jenë nën pagën minimale pavarësisht implikimeve buxhetore. Ndërsa për invalidët dhe familjet e dëshmorëve, benificioni i këtyre kategorive është 220% mbi pagën minimale”.

- Advertisement -

Jashari thotë se veteranët nuk kanë frikë nga procesi i verifikimit.

“Sa i përket listës së veteranëve, askush nuk është duke iu frikësuar verifikimit. Mendoj se qasje e Kurtit është e gabuar. Ai po mundohet t’i zhvendos premtimet që ka dhënë, duke u marrë me një kategori pa të cilën ata nuk do të ishin ulur në karriget ku janë sot”.

- Advertisement -

Ai thotë se veteranët duhet të përfitojnë benificione në vlerë 500 euro për të bërë jetë të dinjitetshme.

“Ne kemi kërkuar të ngrihen benificionet për kategoritë e lirisë, në theks të veçantë për veteranët pasi benificioni prej 170 euro nuk mund të quhet as asistencë sociale. Unë në veçanti kam kërkuar që benificioni për veteranin e UÇK-së të jetë në vlerë prej 500 euro në mënyrë që të bëjnë një jetë të dinjitetshme ashtu siç ishte e dinjitetshme edhe Iufta e UÇK-së”.

Ndryshe, mbrëmë Haradinaj e kishte kërcënuar Kurtin me protesta nëse nuk përfshihen veteranët në rritjen e pagës minimale.

“Kurti nuk mund të fshihet më. Nuk ka qare pa e rrit pagën minimale. Nuk ka qare pa i përfshirë edhe veteranët e kategoritë e lirisë në të njëjtat kritere. Unë po ja jap sot një paralajmërim Kurtit: Po i ofendove veteranët, do më kesh me ta në rrugë. Dhe nuk të falim pasi je duke bërë shaka. Unë do të jem i pari në rrugë”, kishte deklaruar Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit