17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kurti: Takimi njëditor në Shtëpinë e Bardhë i konvenon vetëm Serbisë, aty servohen marrëveshjet!

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar takimin e 27 qershorit që pritet të zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Sipas tij, Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë, e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe iu zotua emisarit Grenell, që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare.

“Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti”, ka thënë ai.

Postim i plotë:

- Advertisement -

Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

- Advertisement -

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit