15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

S’pyesin për masat e Pandemisë, policia ndërpret një dasmë në Skenderaj, ku po kërcisnin edhe tupanat

Rekomandime

Dje në sheshin e Prishtinës këngëtarët mbajtën protestë për lejimin organizimit të dasmave, por një familje në Skenderaj kishte kaluar në veprim konkret, duke organizuar dasmë në oborrin e shtëpisë e për ta ndezuar festën kishte ftuar edhe tupanxhinjë.

- Advertisement -

Gazeta Online Reporteri, mëson se mbrëm rreth orës 21:00, policia ka ndërhyrë në një aheng familjar në Skenderaj, ku po mbahej një dasmë në të cilën ishin ftuar edhe shumë mysafirë, e edhe me muzikë me zë të lartë. Ishte pikërisht muzika ajo që kishte tërhequr vëmendjen e policisë, të cilët edhe kanë ndërhyrë për ta ndërprerë ahengun që po mbahej në kundërshtim me masat e caktuara nga shteti, për pengim të përhapjes së Pandemisë.

Kur policia kishte shkuar në vend të ngjarjes, në oborrin e shtëpisë kishte hasur duke vallëzuar rreth 30 persona nën tingujt e muzikës me tupana.

Me këtë rast, mësohet se policia ka shoqëruar për në stacion policor, kryefamiljarin, të cilin pas intervistimit e ka liruar për në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Duhet, theksuar se pas hapjes së shumicës së veprimtarive, shtetit po i kërkohet që gjatë verës, të lejojë edhe mbajtjen e dasmave, pasi kjo lidhet direkt edhe me faktorin ekonomik. Janë këngëtarët dhe pronarët e restoraneve, të cilët edhe me protestë e kanë kërkuar një gjë të tillë. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit