14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Kurti thotë se nuk do të ketë dallim të madh në faturë pas shtrenjtimit të rrymës

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e faturës së energjisë elektrike nga ana e ZRRE-së nuk do të prek shumë xhepin e qytetarëve.

- Advertisement -

Kurti këtë e ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë, duke thënë se 70% e qytetarëve nuk shpenzojnë më shumë se 800 kW në muaj në periudhën dimërore, shkruan lajmi.net.

“Në rast të konsumit, duke llogaritur një raport 60:40, dallimi mes faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë 17%. Pra, 10 euro më shumë në muaj. Nga 69.35 euro, në 89.51 euro, një rritje prej 29% për qind apo 20 euro”, ka deklaruar ai.

“Sipas të dhënave tona, bazuar në shpenzimet e vitit të kaluar, 70.4 për qind gjatë dimrit shpenzojnë më pak se 800 kwH në muaj. Gjatë muajve të ftohtë, falë subvencionimit, nuk do të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Gjatë muajve të verës, 89.2% shpenzojnë më pak se 800 kw në orë”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit