1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti thotë se politikanët që morën vendime në dëm të popullit, duhet të dënohen me burgim të përjetshëm

Rekomandime

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se politikanët e Kosovës, që morën vendime në dëm të popullit, duhet të dënohen me burgim të përjetshëm.

- Advertisement -

Teksa ka numëruar të “bëmat” e tyre, Kurti ka publikuar në Facebook një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, duke nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin.

Sipas tij, secili lëshim për interesa të vogla, vetjake apo partiake kthehet në boomerang për atdheun.

Reagimi i plotë i Faton Kurtit:

- Advertisement -

“Qeveritarët/politikanët” e korruptuar të cilët keqpërdorën, morën vendime dhe nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në dëm të Kosovës dhe popullit të saj – juve duhet t’ju çojmë para drejtësisë dhe të dënoheni me burgim të përjetshëm për këto krime.

Pazaret dhe keqpërdorimet e bëra në dëm të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj:

- Advertisement -

– Nënshkrimi i marrëveshjes për themelimin e “Zajednicave” apo Bosnjizimin e Kosovës!

– Falja e mijëra hektarëve tokë Maqedonisë të territorit të Republikës së Kosovës, vetëm për ta njohur Kosovën si shtet!

– Falja e mijëra hektarëve tokë Malit të Zi të territorit të Republikës së Kosovës, kinse për liberalizimin e Vizave.

Toka iku dhe Vizat askund!

– Themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë!

– Paraqitja e shtetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare me fusnotë!

– Marrëveshja me KFOR-in për mos hyrjen e FSK-së në veri të Kosovës pa lejen e tyre!

– Falja e 53 milionë euro kompanisë Bechtel-Enka të taksapaguesve tonë. Një kompani, e cila fitoi dhjetëra miliardë euro nga Kosova duke ndërtuar autostrada.

– Grabitja e mijëra hektarëve të tokës publike për një euro Arin!

– Keqpërdorimi i pasurive nëntokësore si thëngjillin e tjera!

– Grabitja e të gjitha fabrikave publike me çmim për skrap!

E shumë e shumë dëme të tjera.

Të drejtosh një shtet duhet të kërkosh me çdo kusht të ruash interesin ekonomik dhe tërësinë territoriale të vendit tënd. Çdo lëshim për interesa të vogla, vetjake apo partiake kthehet në boomerang për atdheun tënd.

Një lider duhet të ofrojë zgjidhje, strategji dhe koncepte në të mirën ekonomike të Kosovës, por sidomos të ketë nuhatje, forcë argumenti dhe aftësi negociuese në politikën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit