18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Rron Gjinovci: Asociacionin që e bëri Kurti birmani ta nënshkruaj menjëherë

Rekomandime

Rron Gjinovci dhe Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje në Kuvend ka prezantuar gjashtë pika si kushte për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në marrëveshjen me Serbinë.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar që Asociacioni:

1. Të jetë në përputhje me Kushtetutën

2. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

- Advertisement -

3. Jo asociacion njëetnik, nuk mund të ketë/bart asnjë pushtet ekzekutiv.

4. Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive.

- Advertisement -

5. Shuarja e strukturave ilegale dhe dorëzohen armët ilegale të atyre strukturave.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara për mospranimin e Kosovës ne BE.

Përkrahje për këto pika si parakusht për themelimin e Asociacionit, kryeministri ka marrë nga analisti dhe aktivisti Rron Gjinovci.

“Me qato 6 kushte të Albinit birmani ta nënshkruaj menjëherë Asociacionin”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

“Pse po ndodh që opozita dhe analistat e regjimit të vjetër po menojnë që Albini e ka pranu Asociacionin? Pse nuk po e vërejnë që kushtet janë të dizajnume me qenë të papranueshme për Serbinë?”, ka pyetur ai./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit