1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kurti tregon pse heshti për vdekjen e Agon Musliut nga Gjilani

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur për rastin e 26 vjeçarit nga Gjilani, Agon Musliu, i cili vdiq tragjikisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ka thënë se ia ka lënë në dorë Prokurorisë që ta hetojë këtë rast.

- Advertisement -

Sipas tij, në rastin e Agon Musliut ka qenë një anashkalim nga ana e Ministrisë së Jashtme.

Tutje, Kurti thotë se pasi u sulmua nga babai i Agonit, ka vendosur që të mos flas lidhur me këtë temë, por ai vazhdon të këmbëngulë që qeveria nuk ka bërë asnjë shkelje lidhur me rastin në fjalë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për shkak se u sulmova nga prindi i tij, preferova të mos flas dhe këtë t’ua lë në dorë organeve të drejtësisë , por do t’i kthehemi kësaj teme. Unë besoj se duhet ta ruajmë qetë sinë dhe prokuria të hetojë kë të çë shtje në detaje se si ka ndodhur nga fillimi e deri në fund. Ne nuk kemi bë rë asnjë shkelje nga ana jonë, por unë e kuptoj dhimbjen e familjes dhe nuk dua të ju kundërvihem”, ka thënë Kurti në T7.

- Advertisement -

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, në një konferencë të përbashkët për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Kurti iu referua me emrin Arton, viktimës nga Gjilani.

“Ia kisha kaluar fjalën ministrit Vitia, lidhur me akuzat për ngjarjen tragjike të vdekjes së të riut Arton Musliu”, ishte shprehur Kurti të premten, teksa po ia kalonte fjalën ministrit të qeverisë së tij, për të komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi ndaj qeverisë siç e quante presidenti “Grupi Kurti” lidhur me rastin e vdekjes së Agonit.

- Advertisement -

Lidhur me vdekjen e Agon Musliut, pati akuza të shumta nga liderë t politik e shoqë ritë civile drejtuar Lë vizjes Vetë vendosje, më saktë sisht kryeministrit Albin Kurt dhe ministrave Arben Vitia e Xhelal Sveçla.

Madje i ati i të ndjerit deklaroi se nuk pranon vizita nga këta të fundit pasi i cilësonte fajtor për vdekjen e të birit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit