1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Kurti tregon se a do të tërheqen trupat amerikanë nga Kosova

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List” ka folur lidhur me mundësinë e largimit të trupave amerikanë, ku shumiva e tyre janë pjesë e KFOR -it.

Kurti tha se mendon që nuk do të tërhiqen këta trupa pasi prania e tyre është një manifestim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe sovranitetin e saj.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se pret që vitin e ardhëshëm ta vizitoj shtetin e Kroacisë.

“Nuk mendoj se do të tërhiqen. Kosova duhet të përfshihet në Partneritetin për Paqe. Imagjinoni që nga viti 2006 është Serbia ajo që merr armë nga Rusia, Bjellorusia dhe Kina, dhe jo Kosova. Presidenti amerikan Joe Biden e ka rivendosur angazhimin e Shteteve të Bashkuara për rajonin dhe në samitin e NATO-s në Bruksel në qershor theksoi rolin jetik që NATO luan për aleancën transatlantike.

Prania e trupave amerikane në Kosovë është një manifestim i përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe sovranitetin e saj, por edhe për paqen në rajon dhe Evropë, si dhe në luftimin dhe parandalimin e përhapjes së faktorëve keqdashës të palëve të treta”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit