-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kurti vendos flamurin e Kosovës në thirrjen e tij për të votuar Joe Bidenin

Rekomandime

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka bërë thirrje që të votohet kandidati demokrat Joe Biden në garën presidenciale në ShBA.

- Advertisement -

Kurti me anë të një video-mesazi të postuar në Facebook shihet duke foluar në gjuhën angleze në thirrjen e tij për shqiptaro-amerikanët që të votojnë Bidenin.

Çfarë bie në sy nga videoja e kreut të VV’së është vendosja e flamuri shtetëror të Kosovës në prapavijë që nuk është e zakonshme për ish-kryeministrin Kurti.

Krahas flamurit shtetëror të Kosovës, i pari i VV’së ka vendosur edhe flamurin kombëtar dhe atë amerikan.

- Advertisement -

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës” ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit