3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kush e mashtroi keq Ramush Haradinajn

Rekomandime

”Ramushin e mashtruan njerëzit e tij në AAK e gënjyen i thanë jep dorëheqje, se pozicioni i tij do të jetë i fuqishëm e realisht ua pa sherrin disa individëve që e binden të jep dorëheqje”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, sollën një ndryshim të madh në politikën kosovare, ku opozita e para 6 tetorit, i dërgoi në opozitë pushtetarët që ishin në bashkëqeverisje.

- Advertisement -
Blerim Burjani

E në këto zgjedhje kanë shkuar së bashku edhe koalicione si Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

Ky bashkim i tyre, sipas analistëve i ka sjellur kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt edhe humbjen e madhe.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 11,63%, duke dalë si partia e katërt.

- Advertisement -

E sipas juristit, Blerim Burjani, Ramush Haradinajn e mashtruan njerëzit e tij.

“Jo nuk besoj se AAK do të kishte fituar më pak a më shumë të ishte shkuar si e vetme në zgjedhje , pse ndodhën këto zgjedhje që iu kthyen bume rang AAK? Ramushin e mashtruan njerëzit e tij në AAK e gënjyen i thanë jep dorëheqje, se pozicioni i tij do të jetë i fuqishëm e realisht ua pa sherrin disa individëve që e binden të jep dorëheqje”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Burjani shtoi se po të ishte sh-kryeministri Ramush Haradinaj më fleksibil me taksën dhe dialogun, ende do të ishte PAN-i në pushtet.

“Por mos të harrohet ata patën si PAN një qeveri me përplot ministra e ka shpallen edhe kryeministrin shumë herët , nuk dihet se çka do të ndodhë më tutje, fitorja e panjohura , e njohura nuk dihet deri në zgjedhje të kryeministrit të ri nga cili subjekt do të vi është pikëpyetje, nëse një koalicion i ardhshëm nuk ka 80 të deputete të pavarur një marrëveshje eventuale Kosove -Serbi , Kosova mund të shkojë shumë shpejt prapë në zgjedhje, Kosovën e pret një ngërç që nëse nuk mund të zgjidhet kryeministrin e qon shtetin në zgjedhje, pra është një situatë e panjohura se çka do të ndodhe më tutje”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, në zgjedhjet e djeshme sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosja është radhitur e para në nivel vendi në zgjedhjet e 6 tetorit, derisa pas saj me një diferencë jo të madhe është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit