7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministrja gjermane pret që Kosova e Serbia t’ia njohin dokumentet njëra-tjetrës më 13 maj

Rekomandime

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjendet për një vizitë në Kosovë. Ajo, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin janë paraqitur edhe në një konferencë të përbashkët për media.

- Advertisement -

Ministrja gjermane, duke folur para gazetarëve, kërkoi dinamikë të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo bëri publike edhe pritjet e saj nga takimi i 13 majit mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Lambrecht tha se pret njohjen reciproke të dokumenteve mes dy shteteve, si një hap i parë.

“Shpresoj të ketë një dinamikë të re dhe të dalin vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin vendimet për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte hap i mirë”, tha ajo gjatë paraqitjes së përbashkët me Kurtin.

- Advertisement -

Ministrja gjermane ka shprehur mbështetjen e saj për ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar aleancës ushtarake NATO dhe Bashkimit Evropian. Megjithatë, tha ajo, duhet kaluar nëpër disa procese deri te këto arritje.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti shprehi shpresën e tij që me 13 maj të arrihet një marrëveshje përfundimtare për targat, energjinë e papaguar të veriut, por edhe për përshpejtimin e procedurave për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të Iuftës.

- Advertisement -

“Më 13 maj, unë shpresoj që përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet për zgjidhje reciproke për targat, edhe për çështjen e mospagesës së energjisë në veri të Kosovës, e po ashtu edhe për nevojën për të përshpejtuar çështjen e zbardhjes së fatit të të pagjeturave, të të zhdukurve me dhunë”, theksoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit