3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kush është Ekremi, ish-polici i arrestuar për KRlME Iufte në Kosovë?

Rekomandime

Mizoria e 99-tës në Staradran të Komunës së Istogut i mori jetën 19 civilëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Naim Elshani, i mbijetuari i vetëm. Ndërkaq për ekzekutimin e tyre ish-polici boshnjak Ekrem Bajramoviq ka përfunduar në pranga në dyshimin për pjesëmarrje në këtë mizori.

8 majin e vitit 1999, Naim Elshani nuk do të harrojë kurrë. Atë ditë, prej 19 civilëve shqiptarë të ndaluar nga Policia Serbe, në fshatin Staradran të Istogut, tytës së pushkës arriti t’i shpëtoj vetëm ai, dersia 18 të tjerë mbetën të vdekur.

- Advertisement -

Deri më tani, për këtë masakër nuk është dënuar askush, mirëpo 23 vite pas, ish-polici boshnjak, Ekrem Bajramoviq ka përfunduar nën pranga të policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka marrë pjesë në kryerjen e saj.

Edhe pse i plagosur rëndë, e më probleme të mëdha shëndetësore, Naim Elshani e mban mend se Bajramoviq ka qenë aty, atë ditë.

“Ka qenë ora 12:00 kur Ekremi ka ardh me disa policë, me komandantin e me disa të tjerë policë, ka hyrë dhe ka dalë, e ka nxjerrë personin e ka lëshuar dhe e ka qitë për dere si dhe ka deklaru që e ka liru, dhe ai e ka bërë publike që ka qenë pjesëmarrës këtu dhe i ka cekur disa emra të serbëve, të policëve”, ka thënë Elshani për RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Madje ai kujton gjithë maltretimin që i është bërë atij e të tjerëve gjatë tërë ditës.

“Mu këtu më kanë ndalë, në traktorin ton i kanë ndalë, 5 persona na kanë fut këtu, ton ditën kanë mujt me na rreh, me na mundu, me na shti në Mulli, rrahjet kanë qenë shumë të rënda, tmerr ka qenë ajo, unë nuk kom me i harru, ato kujtimet i kam sikur sot, zotin e falënderoj që jam gjallë, jam pushkatu me pushkë mitroloz, me kanë gjujt mbi kufoma”, ka shtuar Elshani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit