11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kush është serbi nga Prishtina që po i organizon protestat kundër Vuçiq?

Rekomandime

Të shtunën janë organizuar protesta gjithandej në Serbi kunder regjimit të Aleksandar Vuçiq. Në fakt protestuesit po kërkojnë nga Vuçiq që te shfuqizojë ligjin për referendumin në Serbi që e ka nënshkruar së voni dhe ligjin për eksproprijim të pronës me të cilin u mundësohet një kompanisë multinacionale anglo australiane Rio Tinto që të hapë minierën e litiumit në Serbi, për çka organizatat ambientaliste që veprojnë në Serbi dhe ekspertët atje janë duke kundërshtuar me arsyetimin se në Serbi po shkatërrohet ambienti.

Zyrtarët serbë ndërkaq kanë thënë se për apo kundër kësaj kompanie qytetarët serbë do të shprehen në referendum. Por, kjo ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Serbi pasi me ligjin e ri për referendumin ka ndryshuar censusi.

- Advertisement -

Tani nuk kërkohet që të dalin 50 përqind e qytetarëve në referendum që ai të jetë valid. Vuçiq ka mohuar që këto ndryshime po bëhen për t’i mundësuar kompanisë së minierave që të nisë punën me vullnetin e popullit.

Pikërisht referendumi dhe ligji për eksproprijim që lidhet me minierën e litiumit, ka nxitur protesta masive në mbi 30 qytete në Serbi ku jane bllokuar korridore të rëndësishme rrugore. Vuçiq të shtunën ka akuzuar njërin prej organizatorëve të protestave Savo Manojloviç të cilin e ka lidhur me Fondacionin Rockfeller nga i cili sipas tij Manojlovic merr para.

Aktivisti Savo Manojlovic thotë që unë ta shfuqizoj ligjin për referendumin, mua kjo nuk më shkon ndërmend, pasi sapo e kam nënshkruar. Serbinë nuk do ta udhëheq as Manojloviq e as Rockfelleri pa i fituar zgjedhjet” ka thënë Vuçiq me ironi.

- Advertisement -

E Savo Manojloviç i cili po akuzohet nga Vuçiq ka mohuar se Fondacioni Rockfeller është duke e financuar organizimin e protestave.

Manojloviç që është i lindur në Prishtinë në vitin 1986 dhe i shkolluar në Harvard, ka thënë se këtë po e bëjnë qytetarët atje. Manojloviç nuk ka përjashtuar që një projekt kundër ndotjes në të cilin është i përfshire ai të jetë financuar nga Rockfellerët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit