1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush është Sorosi dhe çfarë kërkon nga Kosova? Flet profesori Latifi

Rekomandime

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Fondacioni Soros promovon një shoqëri të hapur dhe punon kundër politikave nacionaliste anti-liberale.

Ai thotë se frymëzues i tij është një filozof i vjetër i Austrisë.

- Advertisement -

“Frymëzues i Sorosit është filozofi Karl Popper. Shoqata e tij mbështet fuqishëm një shoqëri të hapur dhe liberale. Natyrisht cdo tendencë për autoritarizëm dhe që sulmon shoqërinë e hapur është në kudnërshtim me Sorosin”, thotë ai.

Tutje ai thotë se shtyrja e idesë së ripërcaktimit të kufijve në baza etnike nuk është ide që zakonisht përkon me fondacionin Soros, andaj ai thotë se dy idetë e tij për Ballkanin për ripërcaktim të kufijve dhe minishengen nuk janë në vijë më njëra tjetrën.

“Ripërcaktimi i kufijve dhe ndarja në vija etnike është në thelb ide nacionaliste. Kjo i tejkalon projektet që e kanë formësuar dhe tani duhet të krijojmë kufij në baza etnike. Kjo është kontradiktore. Nuk mund ta shtysh përpara minishengenin dhe pastaj të krijosh kufij në baza etnike dhe të kemi kufij të hapur”, tha ai.

- Advertisement -

Tutje ai komentoi edhe deklaratën e Sali Berishës që i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak të Soros.

“Mendoj se Sali Berisha nuk ka asnjë kartë në dorë. Ai duhet të gjejë fajin e tij brenda politikës shqiptare dhe jo të gjejë fajtorë jashtë kufijve tonë”, tha Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit