6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kush i mori 70 mijë markat e fondit “Vendlindja Thërret”?

Rekomandime

Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se e ndjen për obligim ndaj Rifat Jasharit të thotë disa fjalë për paratë që u destinuan për t’i blerë a rmatim Adem Jasharit.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej ish themeluesve të UÇK-së, Xhavit Haliti ka folur edhe për raportet me qeverinë e Bujar Bukoshit në atë kohë.

- Advertisement -

Haliti në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka thënë se takimin e parë me Bukoshin e ka pasur në Zvicër dhe ata janë takuar pa shoqërues.

“Bujari na ka ndihmuar aq sa ka dashur. Nevojat nuk kanë qenë shumë të mëdha, por nuk na ka ndihmuar aq sa ne i kemi kërkuar”.

Ish veprimtari i LPK-së thotë se fondi “Vendlindja Thërret” nuk ishte i unifikuar në shtete e BE-së, por në një kohë ai fond u mbyll nga qeveria zvicerane.

- Advertisement -

“Pas mbylljes së fondit “Vendlindja Thërret” janë hapur fonde tjera, janë mbledhur para me thasë, por unë nuk kam qëndruar në Shqipëri. Unë i kam të shkruara ato para që kam marrë dhe jap përgjegjësi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për disa të holla që ishin dërguar në Kosovë për Adem Jasharin, Haliti thotë se e ndien obligim të japë disa shpjegime për hatër të Rifat Jasharit.

- Advertisement -

“Ato para kanë ardhur në Tiranë dhe i kanë lënë te Shaip Muja. Pastaj kanë bërë një marrëveshje me Azem Sylën dhe a kanë blerë apo jo a rmë unë nuk e di.

Kur kemi qenë në SHBA, Azem Syla ka kërkuar nga Rexhep Selimi në telefon që të dërgohen a rmë sa më shumë te Adem Jashari. Më duket që kanë qenë 70 mijë marka…Rexhepi nuk ka përgjegjësi siç mund të mendohet sot”.

Haliti thotë se megjithatë nuk kishte qenë e lehtë të blesh a rmatim në vlerën prej 70 mijë markash në Shqipëri dhe t’i dërgosh në Drenicë.

“Unë mbaj mend edhe një rast, kur Bekim Berisha- Abeja kishte kërkuar një sn ajper. Atij i kishin dërguar kutinë e snajperit, por brenda ishte një armë tjetër e jo s najper”.

Ai shpjegon më tej se ka dëgjuar se disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit, por thotë se duhet pasur parasysh edhe rrethanat sepse dikush ka mundur të bartë më shumë a rmë e dikush më pak.

“A rmë janë dërguar edhe në vende tjera, por disa a rmë megjithatë i janë dërguar Adem Jasharit”, thotë ndër të tjera Xhavit Haliti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit