1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kush janë Lulja 21 vjeçare dhe i dashuri i saj që ranë dëshmorë bashkë me Mujë Krasniqin

Rekomandime

Në ditën kur ra dëshmor heroi i kombit Mujë Krasniqi, ranë edhe 40 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Në mesin e tyre, ishte edhe Luljeta Shala ushtare e UÇK-së e cila ishte vetëm 21 vjeçare dhe i dashuri i saj Hysen Bujupaj – Luani.

Vëllai i Luljetës, Esati i cili ruan mijëra fakte të luftës së Kosovës, ka publikuar një shkrim të gjatë duke përkujtuar motrën dhe dhëndrin e tij, dhe të gjithë dëshmorët që ranë atë ditë në një pritë nga forcat e ushtrisë dhe policisë serbe.

Lexojeni shkrimin e plotë:

- Advertisement -

Rrugëtimi i gjatë i Brigadës 113 dhe i Dëshmores Luljeta Shala.

21 vite më parë në moshën 21 vjeçare ra dëshmore Luljeta Shala dhe i dashuri i sajë Hysen Bujupaj LUANI.

- Advertisement -

Dëshmorja e Kombit, e Brigadës 113, Luljeta Shala në jetën e saj të njomë kishte pasur ku ta mësonte idealin e lirisë dhe e kishte gjetur kuptimin e flijimit për atdhe. Ajo kishte dëgjuar për trimërinë e Shotë Galicës, që kishte thyer prangat e paragjykimeve të kohës, se gruaja është për të bërë fëmijë e për të gatuar, por jo për luftë.

Ajo kishte dëgjuar si i kishte rritur dhe edukuar djemtë dhe vajzat, nipat dhe mbesat, nënë Zahidja, nëna e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Dëshmorja e kombit kishte mësuar gjithë sakrificën e madhe që kishte bërë heroina Aze Brahimaj, nëna e cila kishte pritur e përcjellë nga konaku i saj gjithë ata luftëtarë të lirisë, së bashku me djemtë e saj, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

Kjo shkollë e madhe e jetës së Dëshmores së Kombit Luljeta Shala, si e të gjitha Dëshmoreve të Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin edhe prijëset e tyre shpirtërore në luftën për liri. Ajo i besonte dashurisë së madhe për atdhe të Xhevë Krasniqit-Lladrovci, sepse i besonte gatishmërisë së saj që të sakrifikonte rininë, nusërinë, largimin nga atdheu, vetëm që të bëhej pjesë e luftës çlirimtare.

Duke qenë pjesë e lirisë, luftëtaret femra krahas luftës për lirinë e atdheut, luftuan psikologjinë e robit, prandaj ato meritojnë nderimin e fismë.

Mësimet e mëdha që kishin marrë nga historia, qoftë në familjet e tyre, qoftë nga librat e pakët shkollor, kur mësonin për sakrificën e mbretëreshës së Ilirisë, Teutës, për luftën e saj kundër robërisë romake, ishte një ideal që ia mbante shpirtin gjallë secilës luftëtare të UÇK-së. Ato kishin mësuar për luftën e Tringë Smajlit, e të Norës së Kelmendit, e cila vret Vuçi Pashën, natën e martesës, kur mbron nderin e saj dhe të familjes me të vetëm armë që i kishte qëlluar-sëpatën.

Këto dhe mësime të tjera të historisë së lavidisë, Dëshmorja e Kombit, Luljeta Shala dhe dëshmoret tjera të kombit, të rëna në të gjitha anët e tokave të pushtuara shqiptare, e bënë realitet historik gatishmërinë e sakrificës së tyre për liri dhe çlirim kombëtar, krah për krah me vëllezërit, burrat e shokët e idealit.

Një grup i madh i luftëtarëve të lirisë, më shumë se 141 luftëtarë, në mesin e të cilëve edhe të plagosur, siç ishte i plagosur edhe Komandanti Mujë Krasniqi ishin nisur nga toka mëmë, me 13 dhjetor 1998 të sillnin armët e lirisë në frontet e luftës në Kosovë.

Komandanti Mujë Krasniqi, me plagë në trup, nuk kishte pranuar të qëndronte më gjatë për shërim, sepse nuk donte të qëndronte larg luftës e larg luftëtarëve te vet. Ai po u jepte zemër luftëtarëve, se liria e atdheut është mbi të gjitha.

Luftëtarja e lirisë, Luljeta Shala, e ngarkuar me armë, si të gjithë të tjerët ecte e heshtur Bjeshkëve të Shkëlzenit dhe, ndoshta askush nuk e dinte se çka bluante koka e saj, se cilat shkëndija ndrinin shpirtin e saj.

Ishte dimër i vështirë. Bjeshkët ishin të mbuluara me borë. Nata ishte e errët. Kur po vinte dita tjetër, dita e 14 dhjetorit të vitit 1998, vëzhguesit e këtij grupi të madh të luftëtarëve, kishin rënë në pritë në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Ata, luftëtarët e brigadës 113 bashkë me komandantin e tyre, i cili nuk ishte nga ata komandantë që ndjekin fatin e betejës nga vendstrehimi, por ishte në ballë të brigadës, qëndruan heroikisht, sado që ishte një luftë e pabarabartë.

Të gjithë ata u sakrifikuan për lirinë tone. Në mesin e tyre, afër Komandantit që kishte marrë këtë rrugë, ishte edhe dëshmorja e kombit, Luljeta Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit