1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kush janë shqiptarët e Ukrainës dhe si mbijetuan duke ruajtur traditat për shekuj me radhë

Rekomandime

Një Ukrainë jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.

- Advertisement -

Ata kanë jetuar në këto territore që nga fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19.

Shqiptarët kishin migruar fillimisht në Bullgari, e pastaj së bashku me gagauzët dhe bullgarët, duke u përpjekur t’i shpëtonin shtypjes së Perandorisë Osmane që mbizotëronte në Ballkan, erdhën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, ku u vendosën: pjesërisht në Odesa, kryesisht në zonat rurale.

Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: mes tyre bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, shkruan ukrainer.net, transmeton Reporteri.

E veçanta e gjithë këtyre është se jetojnë dhe festojnë së bashku.

- Advertisement -

Shqiptarët e Ukrainës pavarësisht faktit se jetojnë larg vendlindjes, ata asnjëherë nuk harrojnë origjinën e tyre.

Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Fakt interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët lokalë festojnë Shën Gjergjin.

Prandaj, që të dy popujt, shqiptarët dhe gagauzët përgatisin kurban dhe pastaj të gjithë fqinjët mblidhen së bashku dhe festojnë.

- Advertisement -

Fshati Karakurt ndodhet afër Bolghradit në Besarabia. Fjala “caracurt” ka një origjinë turke dhe përkthyer në shqip do të thotë “tokë e zezë”.

Në ditët e sotme në Karakurt fliten pesë gjuhë: shqip, bullgarisht, gagauz, ukrainas dhe rusisht. Njerëzit vendas thonë se kur tre njerëz me kombësi të ndryshme takohen në fshat dhe njëri prej tyre ka shqipen si gjuhë amtare, atëherë të tre flasin në shqip sepse është gjuha kryesore e komunikimit aty.

Në shekullin e 16-të, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë migruan në Bullgarinë Lindore, e cila në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Për tre shekuj shqiptarët jetuan atje midis bullgarëve dhe Gagauzëve.

Shqiptarët migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorisë ruse.

Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti modern i shqiptarëve të Ukrainës ka midis 5,000 dhe 10,000 njerëz, ndërsa më pak se gjysma e tyre flasin gjuhën shqipe.

Përveç fshatrave në Bessarabia dhe Pryazovia, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të tilla të mëdha si Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Kharkiv, Lviv, etj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit