5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kush janë tre pronarët e kazinove ilegale që sot e çuan në këmbë Policinë e Kosovës

Rekomandime

Mustafë Leka, Artizan Thaçi dhe Xhelal Kryeziu janë tre nga pronarët e kazinove ilegale të ndërtuara në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Aty ku sërish ka filluar lulëzimi i krimit me kazinotë ilegale.

Sot, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në këtë zonë, ka arrestuar disa persona, si dhe janë rrëzuar sërish kazinotë ilegale.

- Advertisement -

Ka qenë vet Mustafë Leka i cila ka konfirmuar se është pronar i një kazinoje në këtë anë.

Mustafë Leka
“….në deklaratën e tij të dhënë në Prokurorinë Themelore në Gjilan ndër të tjera ka deklaruar se pasi që kam qenë pa punë dhe kam parë që në atë zonë ka objekte të cilat merrem me organizimin e lojërave të bixhozit dhe duke menduar që do të kem përfitim material në marrëveshje me A. Thaqin, i cili gjithashtu është bashkëfshatar i imi, jemi dakorduar që edhe ne të fillojmë të bëjmë organizimin e lojërave të fatit në atë zonë”.

Në dosjen voluminoze të siguruar nga InDoks, po ashtu ceket se fillimisht objekti i kazinos është shfrytëzuar nga Artizan Thaqi. Pronar tjetër i kazioneve të kësaj ane. Dhe vetëm pastaj në shfrytëzim është marrë nga Mustafë Leka.

- Advertisement -

Artizan Thaqi
“Mustafë Leka dhe A.Thaqi, e kanë shfrytëzuar objektin të cilin fillimisht e ka shfrytëzuar Artizan Thaqi, kur i njëjti e ka hapur objektin që ndodhet nga Novosella në drejtim të Karaqevës – objekti i parë në të djathtë”, thuhet tutje.
Këtë e konfirmon edhe vet Leka me deklartën e tij.

“Para se ta marrim neve në shfrytëzim, ai objekt është shfrytëzuar, për organizimin e lojërave të fatit nga Artizan Thaqi, i cili më pas e ka ndërtuar një objekt i cili ka qenë skaj rrugës kryesore, objekti i parë në anën e djathtë”.

- Advertisement -

Edhe të dëshmitarë të tjerë (emra të njohur për redaksinë) kanë konfirmuar se e njohin Artizan Thaqin.

“Artizan Thaqin, këtë person e njoh sepse i njëjtit gjithashtu ka pasur objekte në atë zonë dhe kanë organizuar lojëra të fatit”.

“Artizan Thaçi fillimisht e ka pasur tek objekti, që ka qenë përpara shtëpi, e më pas ka dalë në objektin në skaj të rrugës të anës së djathtë”, konfirmon tjetri.

Ndërkohë, Xhelal Kryeziu raportohet se në pronësi ka pasur objektin siç përshkruhet në anën e djathtë të rrugës.

Xhelal Kryeziu
“Xhelal Kryeziu e ka poseduar objektin e parë në anën e djathtë të rrugës, ndërsa objekti i parë, në pjesën e brendshme kanë thënë se e posedojnë ata të Kalajës po edhe ai i Princeshës, se cilët e kush, saktësisht nuk e di”.

“Xhelal Kryeziu e kishte vendosur pllakën e themelit mirëpo i njëjti objektin për kazino e ndërtoi në një vend tjetër”.

Kujtojmë që një operacion i madh i shtetit kundër kazinove ilegale e kontrabandës në Karaçevë çoi si të akuzuar në Gjykatë emrat e 73 kosovarëve, 15 prej tyre policë.

Për aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm ka folur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”.

“Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka thënë tutje Sveçla

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit