Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e një të dyshuari.
Sipas njoftimit për media, personi i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm është Zvonko (Vuqeta) Jeremiq, i lindur më 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec të Pejës.
I njëjti po kërkohet për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]