7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kuvendi miraton rezolutën për Ukrainën – Lista Serbe bojkoton seancën

Rekomandime

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ku dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.

“ Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federates Ruse ndaj Ukrainës si dhe perfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.

- Advertisement -

REZOLUTA

- Advertisement -

1. Kuvendi i Republikes se Kosoves e denon ne menyren me te ashper te mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, te paprovokuar dhe te pajustifikuar ushtarak te Federates Ruse ndaj Ukraines si dhe perfshirjen e Bjellorusise ne kete agresion.

2. Kuvendi i Republikes se Kosoves renditet krahas aleateve perendimore ne mbeshtetje te Ukraines dhe popullit te saj, si dhe kundershton fuqishem qasjen dhe sjelljen pak vendeve te rreshtuara krah agresionit dhe terrorit Rus ndaj Ukraines, nisur nga fqinji yne verior Serbia.

- Advertisement -

3. Kuvendi i Republikes se Kosoves mbeshtet popullin dhe institucionet e Ukraines, si dhe dënon vrasjet e civileve dhe femijeve. Gjithashtu pershendet fillimin e hetimeve nga Gjykata Nderkombetare Penale per krime lufle dhe mbeshtet dergimin e rastit nga Ukraina ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

4. Kuvendi i Kosoves mbeshtet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikes se Kosoves ndaj Federates Ruse, ne linje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashlcuara dhe te gjitha vendet demokratike.

5. Kuvendi i Republikes se Kosoves i kerkon Qeverise se Republikes se Kosoves qe, krahas gatishmerise per strehimin e 20 gazetareve ukrainas, t’i koordinon te gjitha veprimet e metutjeshme me partneret nderkombetar, si dhe te shpreh gatishmerine per strehimin eventual te deri 5000 (pese mije) refugjateve nga Ukraina

6. Kuvendi i Republikes se Kosoves i kerkon Qeverise se Republikes se Kosoves qe, te ndaj nje fond te vecante per ndihme ndaj popullit ukrainas, sipas koordinimit ndermjet te dy qeverive respektive, Kosove — Ukraine.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit