Që pas ndarjes nga Roberti, Nora Istrefi është shndërruar në ikonën më të përfolur të shoëbizit kosovar.
E natyrisht kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla, pra ndarje të figurave publike çojnë pluhur të madh te publiku, shkruan “Kosovarja”.
Mirëpo, përpos Robertit që e pranoi publikisht tash e sa kohë as një reagim sado të vogël nuk e pamë nga ana e Norës.
Ajo thjesht ka zgjedhur të mos flasë asgjë e të jetojë e qetë në vazhdën e jetës së tanishme.
Jo pak herë, Nora ka fituar vëmendje aq të madhe duke u përfolur aq shumë sa për veshjen, sa për shëtitjet, sa për lidhjen me një avokat, thuajse për çdo detaj të jetës së saj.
Së fundi, e ftuar në një event të Vladrin Sahitit, Nora dukej shumë in. Imazhet e saj nuk shpëtuan pa u komentuar si zakonisht dikush me lëvdata e dikush edhe me kritika.
E në imazhin që solli Nora nga ky event gota e pijes që vendosi në tokë midis këmbëve të saj mori shumë vëmendje,
Një gjest jo aq i hijshëm nga ana e këngëtares.