1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është 38 vjeçari i cili vdiq sot nga koronavirusi në QKUK

Rekomandime

38 vjeçari, Flamur Shasha doli të jetë viktima e 59’të nga koronavirusi në Kosovë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar vëllau i tij, njëherësh edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Viktima më e re në moshë nga koronavirusi në vendin tonë vdiq gjatë ditës së sotme, më 4 korrik, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë e mirë edhe gjatë ditëve të trajtimit të tij në QKUK.

Kreu i EPIK, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se vëllau i tij ndërroi jetë sot, kurse varrimi i të ndjerit do të jetë priat.

“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete.

- Advertisement -

Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, ka shkruar ai.

Shasha edhe gjatë ditës së djeshme ka publikuar një shkrim të gjatë në të cilin është rrëfyer lidhur me gjendjen e të vëllaut Flamur Shashës, i cili edhe pse nuk merrte frymë pa aparat oksigjeni gjendja e tij deri para 16-17 orëve ishte stabile.

- Advertisement -

Për vdekjen e 38 vjeçarit ka reaguar edhe Taulant Kryeziu, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili rrëfeu edhe në lidhje me komunikimin e fundit që kishte pasur me Flamurin tashmë të ndjerë.

“Sot kampioni humbi sfidën më të vështirë të jetës së tij, familja humbi shtyllen e saj, ndërsa une humba shokun, vëllaun, bashkëbiseduesin e ashpër tek i cila mund të gjeja mbështetjen përherë, të gjithë që e njohëm humbëm një njeri të jashtëzakonshëm. Mesazhin e fundit që shkëmbeva me te ishte sot në mengjes ku une ju drejtova në humorin tonë që e kemi pas cdo here “ mashkull se shpejti të pres me t’pa se ska limë që të han ty”, përgjigjen ma kthej me një buzëqeshje që doli të jetë e fundit mes nesh. Ja qe këtë herë kampioni iku duke na lënë të gjithëve thellë të lënduar.
Demush vëlla, bëhu i fort se jeta të provon edhe me dhimbje të tilla. Do më kesh në krah çdo hap, sepse Flama ka qenë po aq sa vëllau yt edhe i imi.
Ngushellime familjes!”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit