-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ky është 55-vjeçari shqiptar që i privoi nga jeta vajzën dhe dhëndrin natën e Vitit të Ri, ja dyshimet

Rekomandime

Tragjedi në një familje me origjinë shqiptare në Melbourne të Australisë. Shkon në dy numri i viktimave dhe autori i cili qëlloi veten pasi vrau të bijën dhe bashkëshortin e saj ndodhet në gjendje kritike në spital.

“Daily Mail” dhe mediat austrialiane kanë publikuar lajmin konfirmuar nga policia vendase.

- Advertisement -

Djali ka vdekur në spital një ditë pasi ai dhe gruaja e tij e re dyshohet se u qëlluan nga vjehrri. Veton Musai, 29 vjeç, humbi betejën me jetën të mërkurën, një ditë pasi gruaja e tij Lindita Musai vdiq në vendin e ngjarjes.

Çifti, raportojnë mediat dyshohet se janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne perëndimor rreth orës 10.30 të së martës, vetëm pak orë para se të ndërroheshin vitet.

Babai i Lindita Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj, është akoma në gjendje kritike në spital me plagë arme pasi qëlloi veten pas krimit.

- Advertisement -

Sipas mediave australiane, Osman Shaptafaj, shkoi në shtëpinë e çiftit, që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës dhe qëlloi për vdekje të bijën 25-vjeçare, e cila humbi jetën në vendngjarje. Policia vendase tha se pistë paraprake për ngjarjen është një mosmarrëveshje familjare.

Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë arme në trup.

- Advertisement -

Një armë u gjet në fund të rrugës ku banonte cifti shqiptar. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të gjejnë se çfarë e shtyu burrin të hapte zjarr mbi të bijën dhe dhëndrin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit