1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ky është angazhimi i ri i Rrahman Ramës pas dorëheqjes si komandant i FSK-ja

Rekomandime

Rrahman Rama ka dhënë sot dorëheqje nga posti i komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Rama tani e tutje do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC, shkruan Gazeta Online.

- Advertisement -

“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar Kurti në Facebook.

RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) është organizatë e rëndësishme ndërkombëtare e sigurisë e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Ramës nga pozita e komandantit të FSK-së, në këtë pozitë është emëruar gjeneralmajor Bashkim Jashari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit