2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është kryespiuni i ri i Kosovës, i sapoemrëruar

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, e ka emëruar Kreshnik Gashin drejtor të AKI-së dhe Burim Ramadanin, Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.

Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”, ka shkruar Haradinaj.

Emërimi i Gashit vjen pas dorëheqjes së ish-drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, i cili tha se dha dorëheqje nga pozita e tij për shkaqe shëndetësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit