Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga qytetari Gani ELEZAJ nga Peja.
Në portofol kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Deri sa qytetari i lartë përmendur ishte duke dorëzuar kuletën me para të gjetura, një qytetar tjetër ka ardhur në Stacionin Policor Pejë për të paraqitur humbjen e kuletës dhe parave.
Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, kuleta dhe parat i janë kthyer pronarit.
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon z. ELEZAJ për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.
Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policin e Kosovës.