1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është personi që organizoi suImin ndaj policisë në Veri

Rekomandime

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit serbë në Mitrovicë të Veriut pas aksionit të Policisë së Kosovës për kontrabandë të mallrave dhe sulmi ndaj Policisë është organizuar nga ky person.

Personi i cili organizoi suImet kundër Policisë së Kosovës në Veri

Kjo sipas Intelegjencës së policisë në terren, që për Albanian Post kanë thënë se personi i njëjtë ka organizuar suImin me mjete shpërthyese, ku përveç policisë të suImuar ishin edhe gazetarët të cilët po i ndiqnin ngjarjet atje.

- Advertisement -
Personi i cili organizoi suImet kundër Policisë së Kosovës në Veri
Personi i cili organizoi suImet kundër Policisë së Kosovës në Veri

Ai shihet në disa foto të siguruara nga AP-ja, duke vëzhguar situatën.

Gjithsesi, në një njoftim të policisë ku janë shpallur në kërkim pesë persona, nuk është edhe profili i këtij personi.

Për të, ende, nuk janë bërë të ditura informata të tjera. Gjithashtu, akoma nuk i është bërë i ditur identiteti.

- Advertisement -

Aksioni Policor: gjashtë policë të lënduar në veri

Aksioni i policisë dhe i zyrtarëve doganorë në komunat me shumicë serbe ka hasur në rezistencë nga grupe krminaIe serbe.

- Advertisement -

Pjesë e aksionit ishin edhe disa zona në Veri të vendit.

Aksioni i policisë në Veri të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave ka lënë gjashtë policë të lënduar.

Siç merr vesh Albanian Post, mes policëve të lënduar është edhe komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetë.

“Ata po trajtohen në spitalin e Mitrovicës së Jugut, derisa pritet të nisen për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka thënë burimi për AP-në.

Edhe Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë për media, ku thuhet se policët mbetën të lënduar “si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë”.

“Deri më tani është raportuar se gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb”, thuhet në komunikatën e policisë për media.

“Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në suIm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar”.

Gazetarja e Albanian Post, Blerta Ahmeti, nga vendi i ngjarjes ka treguar se pas përplasjes që kishte policia me protestuesit, jo zyrtarisht, mësohet se kanë mbetur të lënduar edhe disa protestues.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugën te Lagjja e Boshnjakëve, ku ndodhi edhe aksioni i policisë, qysh në orën 09:00 të mëngjesit.

Rruga është bllokuar me kamionë, njëjtë siç kishte ndodhur ditë më parë në pikat kufitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit