1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është shpjegimi i Pacollit për takimin e tij me Radojçiqin në një jaht në Budva

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar një foto të tij në një jaht në qytetin bregdetar të Malit të Zi, Budva. Në atë foto, Pacolli shihet me Milan Radojçiq, personi që u sanksionua nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.

Fotoja është bërë diku rreth vitit 2018 ndërsa qarkulloi përsëri pasi Radojçiq u sanksionua nga SHBA-ja.

- Advertisement -

Pacolli thotë se nuk e ka njohur Radojçiqin dhe se as emrin e tij nuk e ka dëgjuar.

“Unë kurrë se kam njohur kush është Milan Radojçiqi. As emrin nuk ia kam dëgjuar. Unë kam shkuar në Budva dhe është parkuar jahti im në një vend afër, sepse ka qenë më i madhi prej tyre. Derisa është lidh jahti im aty është parkuar një jaht tjetër”, tha ai në Kallxo.

Ai thotë se ishte duke ngrënë me fëmijët e tij kur i ka parë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës së bashku me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai përmend edhe Agim Bahtirin si të pranishëm në takim.

- Advertisement -

“Është përgatitur sofra për me ngrenë darkë me fëmijët e mi, në atë tavernën aty. Në anën tjetër unë po i shoh deputetët e Republikës së Kosovës, nuk ua kam ditë emrat, por e kam njohur Goran Rakiqin. E kam kryer darkën dhe kemi dalë prej aty. Del Rakiqi prej aty edhe vjen te unë edhe thotë ‘a Behgjet sa mirë që po të shoh’. I kam thanë prit se e kam një befasi për ty edhe e kam thirr Agim Bahtirin sepse ata janë shokë dhe takohen. Bile Agim Bahtiri mu ka idhnu se ka menduar që e kemi planifiku me u taku e se kam ftuar”, vazhdon rrëfimi i Pacollit.

“Rakiqi më thotë, eja tek ne, te jahti ynë për pije. Pa asnjë paragjykim unë hy aty. Të betohem dhe ta jap fjalën e nderit, e kam pi një pije. Se kam ditë jahta e kujt ka qenë. Sa kemi qenë aty ka ardhur një person tjetër dhe është ulë. Askush se ka prezantuar si Milan Radojçiq. Unë jam dal, i kam marrë fëmijët e mi dhe jam dal në qytet. Unë i kam njohur veç 3 njerëz aty, Rakiqin dhe dy deputetë”, thotë Pacolli.

- Advertisement -

Ai thotë se ka qëndruar vetëm 10 minuta në atë takim dhe se ka respekt më të madh nga malazezët, serbët e maqedonasit se sa që ka në Kosovë.

“Unë kam ndejt krejt 10 minuta. Nuk më kanë lyp asgjë. Më respektojnë mua atje, ma shumë më respektojnë malazezët, maqedonasit e serbët se sa në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit