Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.
Ai ka bërë të ditur se shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.
Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna, tha Murati.
Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.
E, aplikimin mund ta bëni së shpejti në e-kosova
https://ekosova.rks-gov.net/Services