11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Qeveria do t’ua ndaj shtesat fëmijëve: Prej 0 deri në 2 vjet marrin nga 20 euro, ata prej 2 deri në 16 vjet nga 10 euro

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

- Advertisement -

Murati ka bërë me dije se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

Reklamë

“Për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj do të jetë 20 euro kurse 24 deri 16 vjet nga 10 euro”, ka thënë ai. Gjatë konferencës u bë edhe demonstrimi i një aplikimi përmes platformës online E-Kosova për të qenë përfitues për këto dy pika nga masa 3.5.

- Advertisement -

Po ashtu Murati ka thënë se të drejtë të pagesës do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati.

- Advertisement -

“Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Tutje ai shtoi se, “Po ashtu për ato të punësuarat janë për 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, tha Murati.

Murati tha se pagesat për nënat do të shkojnë direkt në llogaritë e tyre.

“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është një prej qëllimeve të kësaj Qeverie. Këto masa synojnë forcimin e pozitës financiare të gruas. Pagesat që do të bëhen nga kjo pako bëhet direkt në llogaritë e grave. Kjo masë përfshinë pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë”.

“Pagesa kryet për të gjitha gratë mbi moshën 18 vjeçare dhe që nuk figurojnë të punësuar në 12 muajt e fundit prej 170 euro për 6 muaj, kurse lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje financiare 170 euro për 3 muaj”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit