Shorti i 1/8 të kupës së Serbisë i vuri përballë ekipin e Crvena Zvezdës dhe Trepçës.
Megjithatë, vëmendja kryesore shkoi te vendi se ku u vendos të luhej, në Zveçan. Vetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, deklaroi dje për Indeksonline se kjo është kundër rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s dhe ftoi të gjitha institucionet përkatëse të mirren me rastin.
Ndërsa, sot duket se kjo ndeshje do të ndërrojë lokacionin dhe do të zhvillohet me shumë gjasa në Beograd.
Mediumi serb “Kurir” sot doli me njoftim ku tha: ” Bllokadë Zvezdës për ndeshjen në Zveçan: Dueli ndërmjet Cërvena Zvezdës dhe Trepçës në kuadër të Kupës së Serbisë është mision i pamundur në Kosovë”.