10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ky market në komunën e Gjilanit që nga nesër ofron bukë falas për familjet në nevojë

Rekomandime

Një market në Zhegër të Gjilanit që nga dita e nesërme do të japë bukë falas.

- Advertisement -

Market Karadaku në Zhegër “Te Sabiti”, ka vendosur të furnizojë me bukë falas të gjitha familjet në nevojë, kjo për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Duke u bazuar në ngjarjet e fundit, nga shfaqja e pandemisë globale Covid-19..dhe sidomos në Kosovë nga paniku i tepërt kërkesa për furnizim me miell u shtua jashtëzakonisht… dhe nga ky përfundim shumë familje me kushte të dobëta ekonomike mund ta përjetojnë keq sepse edhe ajo që kishin si elementare për jetë mungon”, thuhet në njoftimin e këtij marketi.

“Andaj kemi vendosur që nga nesër data 17.03.2020. Buka për të gjithë familjet e Zhegrës në nevojë nga nesër do të jetë pa pagesë !! (Nga ora 8:00- 10:00) Mëngjes.”, thuhet tutje në këtë shkrim.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit