14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

La Amerikën për Kosovën: Kush është veterani i UÇK’së që nuk mungon në asnjë përvjetor dëshmori

Rekomandime

Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, që tash e 21 vjet asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvjetor Kuka qëndron i pari, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe duke i prirë masës, shkruan Gazeta Metro.

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të.

- Advertisement -

Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetërohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protesat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK’së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bën për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.

Sot veterani ka 70 vjet dhe ka qëndruar 24 vjet në Amerikë, para se të kthehet në Kosovë, dhe arsyeja pse është kthyer, ai thotë se është masakra e Reçakut, të cilën e ka parë në lajme në televizionet në Amerikë, dhe pas tyre menjëherë është nisur për Kosovë.

Kuka, aktualisht jeton në Ferizaj, dhe fatkeqësisht nuk gëzon një jetë të mirë ekonomike, duke mos marrur përkrahje nga shteti. Ai disa herë ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij me probleme shëndetësore.

- Advertisement -

Ndërsa, kujtojmë që Kuka është një njeri shumë i dashur dhe i respektuar në qytetin e tij në Ferizaj, ku s’ka qytetar atje që nuk e nderon dhe ndan respekt të veçantë ndaj tij

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit