Lidhur me këtë aksident tragjik ku humbën jetën 10 mergimtarë ka reaguar edhe këngëtari, Labinot Tahiri, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se mërgimtarët po japin edhe jetën për Kosovën.
“Shpresojë se boll mësuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.
Postimi i plotë:
“Aq sa na bëjnë medaljet e arta krenarë nga vajzat e djemt tanë të kësaj toke, po aq ndjehemi krenarë që kemi vllezer e motra atje në mërgim dhe gjithçka që kanë na e sjellin në atdheun tonë, e kur behet fjalë jeta e tyre edhe atë e dhurojnë për këtê vend!!
Pra, edhe kur në pyetje është rrugetimi i tyre i vështirë, ata e konsiderojnë të lehtë kur behet fjalë Kosova, Shqipëria e shtëpiat e tyre.
Shpresojë se boll mesuam se sa të shenjtë janë GURBETQARÊT
Zot, ngushëllo familjet e të vdekurve, ngushêllo tërë popullin tonë për vdekjen e atyre shpirtave ku sot humbën jetën duke ardhur në Kosovë!
Sinqerisht dhe shpirtnisht, Labi Kosovë e Shqipërisë!”