-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Laboratori i vajzës së Blerim Devollit fiton tenderin 170 mijë eurosh për testimin e punëtorëve të KEK-ut

Rekomandime

Laboratori “Medical & Laboratory Services”, i vajzës së Blerim Devollit, Vlerës, ka fituar tenderin për testimin e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për koronavirus.

- Advertisement -

Punonjësve në numër 3,947 do t’u bëhen testet serologjike IGM dhe IGG, teksa vlera e kontratave në total është 169,258.58 euro. Nga korporata thonë se laboratori që fitoi kontratën, është parë si më i përgjegjshëm dhe më i lirë me çmime.

“Medical & Laboratory Services”, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve aktualisht figuron në emrin e Astrit Haxhismajli, bashkëpunëtor i Blerim Devollit. Por, kur ky laborator ishte licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve për koronavirus (dhe ishte i vetmi laborator privat që kishte nisur testimin).

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, tha se qëllimi i testimit të punëtorëve të kësaj korporate ka qenë që të arrihet një pasqyrë e qartë e gjendjes me koronavirus dhe të dihet se sa punëtorë e kanë kaluar virusin deri më tani.

- Advertisement -

“Qëllimi i testimit është të kemi një pasqyrë të qartë të gjendjes së punojnjësve të KEK-ut rreth virusit COVID-19. Të shihet se sa punonjës e kanë kaluar infektimin me virus dhe në bazë të këtyre rezultateve KEK-u do të bëjë organizimin e punonjësve në rast se vjen deri tek një gjendje më e rënduar me virus. Kjo për arsye që të mos rrezikohet prodhimi i Qymyrit dhe Gjenerimi i energjise elektrike dhe operimet e përgjithshme të KEK-ut”, tha Bucolli për Express.

Bucolli dha detaje edhe për vlerën e kontratave dhe numrin e punonjësve që do të testohen nga stafi i këtij laboratori.

- Advertisement -

“Na lejoni të ju njoftojmë se vlera e kontratave në total është 169,258.58 €, pagesat do të bëhen në mënyrë suksesive varësisht prej numrit të punëtorve që do të testohen. Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se do të testohen 3947 punonjës dhe testimi do të bëhet dy herë në ditët (D1 dhe D14) për dy parametrat e testimit serologjik IGM dhe IGG ( pra gjithësejt 4 rezultate të testimeve do të bëhen për secilin punetorë)”, shtoi tutje ai.

Teksa foli për këtë temë, Bucolli tha se komisioni i vlerësimit ka rekomanduar për kontratë Operatorin Ekonomik të përgjegjshëm me çmimin më e ulët në këtë tender.

“Sa i përket aspektit të tenderimit, komisioni i vlerësimit ka rekomanduar për kontratë OE të përgjegjshëm me çmimin më e ulët në këtë tender. Vlen të theksohet se, nga OE pjesëmarrës ka pas qasje në dokumentacionin e OE të rekomanduar për kontratë dhe për këtë aktivitet nuk kemi pranuar asnjë kërkesë për rishqyrtim/ankese nga OE pjesëmarrës (të pranuara 5 oferta)”, tha ai për Gazetën Express.

Tutje, Bucolli tha se për kryerjen e testimeve, KEK-un, s’kanë pasur mundësi ta përkrahin IKSHPK e as Komuna e Prishtinës.

“Janë kontaktuar IKSHPK dhe Komuna e Prishtines rreth mundësisë që këto teste të bëhen në këto institucione. Sido që të jetë në kohën kur është shpallur ky aktivitet i prokuirimit përkundër vullnetit as IKSHPK as Komuna nuk kishin mundësi të na perkrahnin”, tha ai.

Zëdhënësi i KEK-ut dha edhe arsyet se përse është kërkuar që testimi i punëtorëve të bëhet në hapësirat e KEK-ut dhe jo dërgimi i tyre në laborator.

“Arsyeja pse është kërkuar që testimi të bëhet në hapësirat e KEK-ut, është se nuk kemi pasur mundësi që rreth 4000 punëtorë ti dërgojmë në një laborator i cili i bënë testimet dhe e vetmja mënyrë për bartjen e tyre ka qenë që të kontraktohen autobus dhe kjo po ashtu sipas vlerësimit tonë do kishte shpenzime edhe më të mëdha seç janë tani.

Po ashtu arsye tjetër është se bartja me autobusë dhe grumbullimi i punëtorëve në një pike do krijonte tollovi dhe mundesi të përhapjes së virusit në masë. Për më tepër, grumbullimi i personave në një vend është i ndaluar edhe me vendim të Qeverisë”, përfundoi ai.

Ky laborator ka dal fitues në 5 llotet e tenderit të hapur nga KEK-u, teksa testimi i punëtorëve të KEK-ut ka nisur para disa ditësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit