8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vizitorët janë bllokuar qe disa orë në Bogë, policia niset t’iu dalë në ndihmë

Rekomandime

Rruga për në Bogë është bllokuar totalisht dhe njerëzit nuk po arrijnë të hyjnë e as të dalin prej disa orësh.

- Advertisement -

Arsyeja pse ka ndodhur kjo është për fajin e vet qytetarëve që kanë shkuar ta kalojnë vikendin në këtë vend turistik, por kanë parkuar veturat në cep të rrugës duke bllokuar komunikacionin.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Policinë Rajonale të Pejës e cila ka konfirmuar rastin, duke thënë se arsyeja e bllokimit është pasi persona të papërgjegjshëm kanë parkuar automjetet e tyre vend e pavend.

“Rruga është bllokuar në Bogë, sepse persona të papërgjegjshëm i kanë lënë automjetet e tyre vend e pa vend, derisa të ndërhyjë policia. Kjo është e gjitha çka mund të themi për momentin”, ka thënë Fadil Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës për Reporterin.

- Advertisement -

Ai ka thënë se policia tashmë është nisur për vendin e ngjarjes dhe pritet të zhbllokojë rrugën qytetarëve që kanë mbetur të ngujuar dhe duan të kthehen nga Boga në shtëpitë e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit