16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lajçak: BE-ja ka informata për takimin e Washingtonit – e ardhmja e Kosovës është në Evropë

Rekomandime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se BE-ja ka informata për takimin në mes të palës kosovare dhe asaj serbe më 27 qershor në Washington.

- Advertisement -

Lajçak ka deklaruar se më i rëndësishëm për të është fillimi i dialogut në Bruksel sepse sipas sllovakut e ardhmja e Kosovës është në Evropë.

I pyetur për datat konkrete të takimeve në Bruksel tha se i ka datat por nuk mund t`i thotë por siç tha ai takimet do të ndodhin së shpejti dhe nuk ka nevojë që të pritet.

Këto komente i dërguari evropian për dialogun i bëri me të arritur në Prishtinë ku do të qëndrojë në një vizitë treditore.

- Advertisement -

Gjatë kësaj vizite, Mirosllav Lajçak do të pritet fillimisht sot në orën 17:00 në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi.

Më pas, ai do të takohet edhe me kryekuvendaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit