Në moshen 87-vjeçarë, ka nderruar jetë Shqir Veliu, nga fshati Polac i Komunës se Skenderajt, transmeton portali rajoni.org.
Pjesë e të njëjtës lozë familjare, në moshën 96 vjecare, dje ka ndërruar jetë edhe Znj. Shefkije Veliu – Aruqi nga Rezalla.
Lajmin për vdekjen e tij tyre e ka dhënë familjari i të ndjereve, Osman Veliu, përmes rrjetit social “facebook”.
Njoftimi i plotë:
Dje, në moshën 87 vjeqare ka ndërruar jetë kushëriri Shaqir Veliu. Baci Shaqë i takon trashëgimisë së paraardhësve tanë të cilët kanë përcjellur tek ne gjithë dashurinë për jetën, familjen, punën, nderin, respektin, forcën dhe guximin për të ndërtuar familje dhe shoqëri të shëndoshë. Ikja e tij nga kjo jetë paraqet ndarjen nga ne e të fundit nga plejada e “pleqve” të nderuar të familjës sonë.
Në mbramje mora vesh se edhe Znj. Shefkije Veliu – Aruqi nga Rezalla, pjesë e të njëjtës lozë familjare, në moshën 96 vjecare, dje ka ndërruar jetë. Një grua me një kujtesë të jashtëzakonshme, që kishte rritur një familje të madhe me shume sakrificë e dashuri, qe rrezatonte plot ngrohtesi e sinqeritet, dhe qe i kishte mbijetuar tmerreve të luftërave në Drenicë.
Shkuan pleqtë tanë aq të ngrohtë e të dashur, por mbrapa kanë lenë një bagazh të madh, që nuk do të shuhet asnjeherë!
Gjithëmonë do ti kujtojmë me dashuri e respekt!