Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale.
Sipas saj, nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
Postimi:
Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale
Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor.
Nga kjo masë përfituan 24,791 familje.
Mjetet dalin nesër gjatë ditës.
Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa.
Faleminderit shumë!