7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Lajm i mirë nga Kroacia, në Osijek do të hapet shkolla e mesme në gjuhën shqipe

Rekomandime

Në qytetin Osijek dhe në rrethinën e tij funksionojnë disa shkolla fillore në gjuhën shqipe. Janë këto vatra arsimore në të cilat ruhet identiteti kulturor dhe kombëtar i fëmijëve të bashkëkombësve tanë që jetojnë dhe punojnë atje.

- Advertisement -

Mirëpo së shpejti në këtë qytet, që paraqet qendër të prefekturës Baranjë-Osijekut, pritet të hapet edhe shkolla e mesme shqipe, që do të jetë shkolla e dytë e tillë në Kroaci, pas shkollës së mesme shqipe në Zarë. Është ky lajm i mirë për mijëra shqiptarë që jetojnë si në Osijek, po ashtu edhe në prefekturën e Baranjës, vlerëson arsimtari i gjuhës shqipe në këtë prefekturë, Mendu Imeri.

Komuniteti shqiptar është në mesin e komuniteteve mjaft të respektuara dhe të pranuara zyrtarisht në Kroaci. Ky respekt është rezultat i sakrificës që kanë bërë shqiptarët në luftën për mbrojtjen e Kroacisë nga agresioni i Armatës Jugosllave dhe serbe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Njëri ndër shumë shqiptarët që i është bashkuar luftës kroate kundër agresionit serb, ka qenë gjeneral Esat Çollaku, epror i Ushtrisë kroate dhe gjeneral në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Aktualisht ai është kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Kroaci. Shqiptarët e Kroacisë janë të përfaqësuar politikisht në dy shkallët e pushtetit lokal, por edhe në Parlamentin kroat, përmes deputetes Ermina Lekaj- Përnaskaj.

Në Kroaci jetojnë mbi 30 mijë shqiptarë, por numri real është diku 40 mijë, sepse një pjesë e tyre deklarohen si boshnjakë ose kroatë. Bashkësia Shqiptare në këtë vend ka filluar aktivitete intensive që këta shqiptarë, që konsiderohen të jenë 7 mijë, të regjistrohen sërish si më parë dhe zyrtarisht t’i rikthehen trungut kombëtar./Gazeta Lajm-LajmTV

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit