12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lajm i mirë për pensionistët, marrin pagesat për shtator e tetor

Rekomandime

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta.

- Advertisement -

Murati ka njoftuar se të gjithë pensionistëve u është rikthyer statusti aktiv dhe se kanë marrë pensionin e muajit shtator dhe atë të tetorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi.
Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit