13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Lajmërohet Sveçla, kërkon zgjedhje dhe akuzon Hotin për keqmenaxhim të pandemisë

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Avdullah Hot idhe kabinetit të tij qeveritar për keqmenaxhim të situatës me Covid-19. Ndërsa ka kërkuar zgjedhje të reja përkundër gjendjes së rëndë në vend për shkak të koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sveçla përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo “Qeveri koti”, që nuk ka as plan e as strategji, madje sipas tij duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve, nuk mund të fshihet prapa hedhjes së fajit e baltosjes së policisë.

Ndërsa krejt në fund ka thënë se është momenti i fundit që në interes të qytetarit, të dalin para tij e vullnetit të tij.

Ky është postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Hoti, sot paska akuzuar policinë dhe inspektoriatin për mosangazhimin e tyre kundrejt pandemisë.

Se sa e rëndësishme është për Avdullah Hotin dhe LDK-në siguria dhe rendi, na e kanë bërë të qartë qysh në momentin kur kanë vendosur Veliun në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

- Advertisement -

Deri tani, nuk kemi parë as mbështetjen më të vogël të kësaj Qeverie ndaj Policisë së Kosovës. Por përkundër mosmbështetjes, me të gjitha vështirësitë e mungesat objektive, policia ka qenë në nivel të detyrës.

Dështimi për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve, është dështim i Hotit, Zemajt dhe kabinetit të tij. Moskokçarja e kësaj Qeverie po i kushton qytetarëve me jetë. Andaj, përgjegjësia për keqmenaxhim bie mbi Hotin dhe vetëm mbi të.

Kjo Qeveri koti, që nuk ka as plan e as strategji, madje duket që nuk ka as vullnet për t’i shërbyer qytetarëve, nuk mund të fshihet prapa hedhjes së fajit e baltosjes së policisë.

Avdullah Hoti përgjegjësinë duhet ta kërkojë te vetja e tij dhe ministrat e paaftë të tij.

Prandaj është momenti i fundit që në interes të qytetarit, ti drejtohemi qytetarit. Të dalim para tij e vullnetit të tij.

Hoti, sot paska akuzuar policinë dhe inspektoriatin për mosangazhimin e tyre kundrejt pandemisë. Se sa e rëndësishme…

Gepostet von Xhelal Sveçla am Samstag, 25. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit