2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

LAJMI I FUNDIT: Kosova nis aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës

Rekomandime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare “Këshilli i Evropës – Council of Europe”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky vendim u mor në mbledhjen e 77-të të Qeveris.

- Advertisement -

“Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër ndërqeveritare në Evropë që për qëllim kryesor ka sigurimin e bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet anëtarëve të saj në lëminë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Të drejtat e njeriut dhe liritë elementare janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ka ngërthyer në vete edhe konventat e Këshillit të Evropës, duke përfshirë Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Elementare dhe Protokollet e sa”j.

“Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit