-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

LAJMI I FUNDIT: Seanca mbahet nesër në ora 11:00

Rekomandime

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër të mbahet seanca e Kuvendit.Ajo do të filloj nga ora 11:00, thonë burime të Gazeta Blic.“Nesër duke filluar nga ora 11:00 pritet të mbahet seanca e Kuvendit, ku do të shqyrtohet mocioni i ngritur nga LDK ndaj Qeverisë Kurti”, tha një burim i Gazeta Blic.

- Advertisement -

Gazeta Blic para pak minutash raportoi se do të mbahet seanca.Burimë të Gazeta Blic brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kjo është një çështje e përfunduar.“Seanca do të mbahet, por vetëm duhët të përcaktohet vendi. Nëse konsiderohet se salla ku mbahen seancat e Kuvendit nuk i plotëson kushtet, atehëre do të gjendet ndonjë sallë alternative, në mënyrë që të respektohet distance prej 2 metrash, ashtu siç ka rekomanduar IKSHP”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Gazeta Blic pak më parë raportoi se Kryesia ka shkuar në një pauzë disaminutëshe, për shkak se sekretaria e Kuvendit është duke e matur salllën ku mbahen seancat e Kuvendit, në mënyrë që të konstatoj nëse ka kushte për mbledhjen e radhës.

Para pak minutash Kryesia ka shkuar në një pauzë disa muntëshë.Kështu ka thënë për Gazeta Blic një burim brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.“Kemi shkuar në pauzë disa minutëshe. Sekretaria është duke e matur sallën ku mbahet seancat e Kuvendit për të vërtetuar nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për micionin e inciuar nga LDK për votëbesimin ndaj qeverisë Kurti”, tha ky burim.

- Advertisement -

Gazeta Blic ka raportuar sot se IKSHP I ka kthyer përgjigje Kuvendit ku ka kërkuar që të respektohet distanca prej 2 metrash edhe në seancat e Kuvendit të Kosovës.“Një nga rekomandimet kryesore të IKSHP-së ështëmbajtja e distancës prej 2 metrash”, tha ky burim i Gazeta Blic.Ky burim nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.“Thjeshtë e kanë përcjellë komplet protokollin lidhur me kushtet e takimeve të tilla. Ai protokoll vlen për të gjitha institucionet”, saktësin burimi i Gazeta Blic.”Dihet tash mirë se a i plotëson apo jo salla e Kuvendit rekomandimin për distancën 2 metra”, tha ky burim.Nga VV kanë theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës për shkak se duhet të ruhet distanca prej 2 metrash, ndërkaq LDK, AAK e Nisma kanë theksuar se duhet të mbahet seanca.LDK të premten e ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për mocionin në Kuvend, me 46 nënshkrime.Deri te ky mocion erdhi për faktin se Albin Kurti e kishte shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, pa një konsutim paraprak me Isa Mustafën.Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë shënuar edhe 26 raste të reja me koronavirusi, duke e quar në 61 numrin e të prekurve.Deri më tani pos këtyre të prekurve, edhe 1 i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit