1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Largimi i të rinjëve po rrezikon substancën e shtetit

Rekomandime

Shkruan: Skender Mulliqi

- Advertisement -

Kosova po mbetet gjithnjë e më pak banorë.Në vitët e fundit ky numer është zvogluar në mënyrë drastike.Në një skenarë të tillë kan ndikuar faktorët ekonomik dhe politikë jo të favorshme në Kosovë.Në trend është largimi I gjeneratës së re , e cila po ik nga pa përspektiva e krijuar , po ik së në krye të shtetit u gjendën forcat regresive , forcat që nuk deshtën dhe as që dëshiruan, që të rinjët , të inkorporohen në rrjedhat e reja shoqërore dhe poltike .

Shumica e të rinjëve po mendojnë të largohën nga vendlindja e tyre në kërkim të një jete më të mirë diku në shtetetet zhvilluara perëndimore. Pse të rinjët po largohen masovikisht , është pyetje komplekse që kërkon analizë më të gjerë .

Por , diqka është e ditur tashmë , së nuk kan kohë për të pritë edhe 20 vite të tjera deri sa të bëhët mirë , kur dihet së koha është faktori dominat për të krijuar përspektivë të jetës.Nga përvoja e deritashme së shumë gjenerata pësuan nga pritja , duket së gjeneratat e ardhshme , nuk do të lejojnë që të shkojnë “dem” siq kan shkuar disa gjenerata .

- Advertisement -

Të presësh së qka do të sjellin kohët e reja , është kohë shumë e gjatë.Largimi I të rinjëve rrezikon substancën e shtetit, rrezikon themelet dhe ardhmërinë e tij.Me largimin e tyre humbët edhe zhvillimi I vendit si resurs i fuqishem i potencialit njerëzor.

Dihet së gjendja e dobët ekonomike bën zbrazjën e vendit, por po ikën edhe nga pasiguria dhe jo stabiliteti I gjendjës politike, mungesës të shtetit të së drejtës.Tensionet permanente të rritura të sitaës politike , e cila nuk po qetësohet që shumë kohë, po kan efekte negative të gjenerata e re.Të gjitha pushtetet e deritashme punuan më shumë për vete dhe për militanë partiak, duke i lën anash shumicën të cilët po jetojnë dobët.Inkuadrmi I tyre në jetën shoqërore dhe politike është shumë I dobët.Nuk po shprehët interesim për problemet dhe hallët e tyre jetësore .

- Advertisement -

Kosovës I duhet një mobilizm i ri , që kjo gjendje më të rinjët tanë të kapërcehet.Të krijohen përspektiva të reja profesionale dhe të punësimit , që ka mundësi reale të bëhët.Nese nuk inkorporehemi si shtet dhe si shoqëri në problemet thelbësore të gjeneratës së re , përspektiva jonë si shtet nuk është e mirë.Është koha e stabilitetit ekonomik dhe e stabilitetit politikë në Kosovë, sidomos më ardhjën në pushtet të një gjenerate të re politike.Kjo gjenaratë e politikanëve nuk guxojnë të përserisin gabimet trashnike të gardës së vjetër e reakcionare politike.

Për të krijuar përspektiva duhet pasur vision më programe konkrete zhvillimore .Të gjithë akterët shoqëror dhe politike në Kosovë, duhet të vihen në dispozicion , që të krihohen kushtet për parandalimin e këtyre largimeve masovike të demshme për shtetin e ri të Kosovës…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit